Select Page

– “Nata e Kadrit është më e mirë se një mijë muaj.” – Ajo është më e vlefshme se një mijë muaj. Edhe veprat e mira të kryera gjatë saj janë më të vlefshme dhe më të mira se puna në një mijë muaj, në të cilat nuk do të ishte ajo natë. Ky fakt çorodit arsyen e të mençurve dhe të urtëve, për bujarinë dhe mirësinë e madhe që Allahu i Madhëruar i ka dhuruar këtij umeti. Me bujarinë e Tij, Ai ka bërë një natë, puna në të cilën është më e mirë dhe më e shpërblyeshme se puna në një mijë muaj, pa atë natë mes tyre. Pra, çdo pjesëtar i këtij umeti, nëse e kërkon atë natë, mund të marrë shpërblim për një vepër që as për 80 vjet jetë të mbushur me adhurime e vepra të mira nuk do t’ia arrinte.