Select Page

“Gjëmimi i tmershëm” është një prej emrave të Ditës së Kijametit. Ajo do të jetë një ditë e tmerrshme për krijesat, prandaj dhe i Lartësuari, për të treguar rëndësinë dhe madhështinë e kësaj dite, thotë:

(Ai është) Gjëmimi i tmershëm. Çfarë është Gjëmimi i tmershëm? E ku mund ta dish ti se ç’është Gjëmimi i tmershëm? Ajo është dita kur njerëzit do bëhen si fluturat e shpërndara …” – Atë ditë, nga frika e madhe, njerëzit do të lëvizin si të ishin insekte të shpërndarë, valë-valë njëri mbi tjetrin. “El ferash”, siç thuhet në këtë ajet, janë fluturat e natës, të cilat lëvizin në mënyrë të çrregullt, duke u përplasur me njëra-tjetrën, pa ditur nga drejtohen. Nëse ndizet një zjarr, ato nxitojnë për tek ai, pa e ditur se çfarë i pret. E tillë do të jetë gjendja e njerëzve. Ndërsa për malet e larta dhe aq të forta, Allahu i Lartësuar thotë: