Select Page

– “E ku mund ta dish ti, ndoshta ai dëshiron të pastrohet, …” – Domethënë, ky që po të vjen, i verbëri varfanjak, kërkon që të pastrohet nga cilësitë e këqija dhe të stoliset me cilësitë e mira, në të cilat të udhëzon fjala e Zotit dhe e Profetit të Tij. Për këtë arsye, një njeri i tillë duhet respektuar dhe trajtuar me dashuri, kujdes dhe përkushtim. Ndaj tij nuk duhet treguar asnjë shenjë pakënaqësie, qoftë edhe me mimikë, edhe kur kërkuesi i dijes nuk e vë re një gjë të tillë. Njerëz të tillë, kur mësojnë diçka të re nga Allahu dhe Profeti (a.s.), përfitojnë prej saj dhe punojnë me të. Në këtë mënyrë, ata pastrohen dhe ngrihen më lart në grada, siç thotë i Lartësuari: