– “… Dhe prej errësirës së natës, kur ajo shtrihet (në Tokë), …” – Allahu i Lartësuar na mëson që t’i kërkojmë Atij strehim dhe mbrojtje, që të na ruajë nga e keqja që shfaqet në botë kur atë e mbulon nata e errët, sepse kjo është koha kur përhapen më shumë shpirtrat dhe krijesat armiqësore. Natën përhapen në tokë edhe shumë kafshë dëmtuese dhe sulmuese.