Select Page

“… dhe për Atë që krijoi mashkullin e femrën.” – Ky ajet mund të kuptohet në dy mënyra:

1. Për Atë që krijoi mashkullin e femrën! Pra, i Lartësuari betohet në Veten e Vet.

2. Për atë të cilën e krijoi mashkull dhe femër. Me këtë mënyrë të dytë vështrimi, i Lartësuari betohet në krijesat e Tij, të cilat Ai i ka bërë çift. Kjo tregon për urtësinë e Allahut në krijimin e gjallesave dhe të mënyrës se si ato të vazhdojnë të ekzistojnë. Që të sigurohet vazhdimësia e gjallesave, Ai i krijuar ato në meshkuj e femra dhe i ka pajisur me dëshirë të ndërsjelltë, ku njëra palë dëshiron tjetrën. I Madhëruar dhe i Lavdëruar qoftë Allahu, më i miri Krijues! Të gjitha këto betime i Lartësuari i solli për të përforcuar faktin që: