– ”Ato janë udhëzim i plotë …” – Ajetet e Kur’anit janë udhëzim për ta. Ai u ndriçon e tregon rrugën e drejtë dhe i mëson si të ruhen e të shpëtojnë nga rrugët e zjarrit. Ai është gjithashtu:
– ”… mëshirë për ata që janë vepërmirë …” – Nëpërmjet kësaj mëshire, ata përjetojnë lumturinë në dynja dhe në ahiret. Ajo do t’u mundësojë atyre mirësi të shumta dhe shpërblime të pamata. Me mëshirën e Zotit, ata i pret veçse lumturia dhe gëzimi dhe siguria e ruajtja nga devijimi dhe dëshpërimi. Më tej, Allahu përshkruan bamirësit që kanë arritur gradën e ihsanit.