Select Page

– “Ai krijoi qiejt dhe Tokën për të Vërtetën.” – Allahu krijoi qiejt, Tokën dhe gjithçka që ndodhet mes këtyre krijesave madhështore. Në krijimin e Tij të bukur e të rregullt nuk mund të gjesh asnjë mangësi. Allahu i krijoi të gjitha këto krijesa për hir të një vërtete të madhe, të synuar nga Ai. Ai i krijoi ato me një urtësi të madhe dhe për qëllime të larta.

– “Ai ju dha pamjen që keni dhe këtë pamje jua bëri të bukur.” – Në një ajet tjetër, Allahu i Lartësuar thotë: “Vërtet, Ne e krijuam njeriun në formën më të bukur.” [Tin 4]. Njeriu është krijesa me formën më të mirë dhe me pamjen më të bukur. Më pas, Allahu i Lartësuar i kujton ata për ditën e takimit me Të:

– “Vetëm tek Ai është kthimi juaj.” – Tek Allahu do të ktheheni Ditën e Gjykimit, kur Allahu i Lartësuar do t’ju shpërblejë me bamirësinë dhe drejtësinë e Tij për besimin ose për mohimin tuaj. Ai do t’ju pyesë për mirësitë e shumta që ju ka falur: a u treguat mirënjohës apo jo ndaj tyre. I Lartësuari përshkruan më tej dijen e Tij gjithëpërfshirëse, duke thënë: