– “Ai është i Pari dhe i Fundit, i Larti, i Afërti. …” – Allahu është i Pari, para të Cilit nuk ka gjë, dhe i Fundit, pas të Cilit nuk ka gjë. Allahu është i Larti, sipër të Cilit nuk ka gjë, dhe i Afërti, më pranë se i Cili nuk ka gjë.
– “… dhe Ai di çdo gjë.” – Dituria e Allahut ka përfshirë të dukshmet dhe padukshmet, të hapurat dhe të mbuluarat, të shkuarat dhe të ardhmet.