– “Adhurojeni Allahun, ruhuni prej Tij dhe bindmuni mua!” – Ai i urdhëroi që të adhuronin Allahun dhe t’i ruheshin ndëshkimit të Tij duke e njësuar Atë në përkushtimin e adhurimeve, si dhe duke iu larguar idhujtarisë, me të gjitha rrugët e saj. Nuhu (a.s.) premtoi se nëse ata do tregoheshin të devotshëm ndaj Allahut, duke e njësuar Atë në adhurim dhe duke iu larguar idhujtarisë, Allahu i Madhëruar do t’ua mbulonte të metat dhe do t’ua falte gjynahet.
Nëse Allahu i Lartësuar të fal gjynahet dhe të mbulon mangësitë, kjo do të thotë që i ke shpëtuar ndëshkimit dhe ke fituar shpërblimin e pamatë të Bujarit të Mëshirshëm. Gjithashtu, i Madhëruari premton se edhe në këtë botë do t’u mundësojë një jetë të mirë, deri në afatin e caktuar: