– “Vendimi Im nuk ndryshon tashmë! Unë nuk jam i padrejtë me robërit.” – Gjykimi i Zotit të gjithësisë nuk mund të kthehet pas apo të kundërshtohet, sepse gjykimi i Tij është i vetmi gjykim i drejtë. Kujdes! Edhe ky lajm i madh nuk mund të mohohet, sepse askush nuk jep lajm më të vërtetë se Allahu i Lavdëruar. Llogaria e të Lartësuarit është me drejtësi. Ju do të shpërbleheni për atë që keni bërë vetë, mirë apo keq qoftë. Nëse keni punuar mirë, Ai jua shton të mirat nga bujaria e Tij. Nëse keni punuar keq, do të merrni me drejtësi të plotë atë që meritoni. Të mirat nuk do t’ju lihen pa u shpërblyer, ndërsa të këqijat nuk do t’ju shtohen.