Select Page

– “Unë dua që ti të bartësh barrën e gjynahut tim dhe të gjynahut tënd e kështu të bëhesh prej banorëve të Zjarrit. Ai është dënimi i keqbërsve”. – Kuptimi: Nëse çështja shkon deri atje sa të kem vetëm dy mundësi: o të bëhem vrasës, o viktimë, unë zgjedh që të bëhem viktimë. Kështu, ti do të ngarkohesh edhe me gjynahun tim, përveç tëndit, dhe do të bëhesh nga banorët e Zjarrit.

Ky është shpërblimi për zullumqarët. Kjo tregon se vrasja është një nga gjynahet e mëdha dhe shkak për futjen në Zjarr. Por as këto fjalë nuk e sprapsën tjetrin. Ai e ushqeu vazhdimisht dëshirën për vrasjen e vëllait, edhe pse ligji i Zotit dhe natyra e pastër njerëzore kërkon të kundërtën, pra, nderimin dhe mëshirën për të.