Select Page

Thuaj: “Ditën e Gjykimit, mohuesve nuk do t’u bëjë dobi besimi i tyre e as që do t’u jepet afat”. – Atëherë kur do të ndodhë ndarja mes nesh, ajo është dita kur ju do të ndëshkoheni. Njohja e asaj dite nuk ka për t’ju sjellë asnjë dobi, sepse kurdo që të vijë ajo, kjo do të shënojë fundin e afatit tuaj. Atë ditë nuk do të keni mundësi të rregulloheni dhe të besoni, sepse çdo gjë do ta shihni qartë.

Nëse do t’ju jepej mundësia të rregulloheshit e të besonit, atëherë do të kishte kuptim kjo pyetje që ju bëni. Por duke qenë se kur të vijë ajo ditë, nuk do të ketë asnjë dobi për ju, kjo pyetje është e pakuptimtë. Me ardhjen e asaj dite nuk ka më kthim për robërit, sepse ka përfunduar koha e sprovës dhe përzgjedhjes. I Lartësuari thotë: “Ditën e Gjykimit, mohuesve nuk do t’u bëjë dobi besimi i tyre e as që do t’u jepet afat”, sepse tashmë nuk ka më besim tek e fshehta, por besim tek e dukshmja. Atyre nuk do t’u jepet afat që të rregullojnë atë që prishën dhe që të besojnë. Pendimi nuk ka për t’u pranuar prej tyre.