Select Page

– “Prandaj, hyni në dyert e Xhehenemit ku do të jeni përjetë!” – Çdokush do të hyjë përmes asaj porte të Xhehenemit që e meriton, sipas punëve të veta.

– “Sa vend i keq është ai i kryeneçëve!” – Zjarri i Xhehenemit është vendqëndrimi më i keq i mbushur me dëshpërim dhe vuajtje, plot dhimbje e tmerr. Banorët e tij do të jenë gjithë frikë e brenga torturuese. E si mund të jetë ndryshe ai vend, kur atë e ka mbuluar zemërimi i Të Gjallit e të Përjetshmit?! Atyre nuk do t’u lehtësohet ndëshkimi e as do të gjejnë ndonjë moment çlodhje ose pushimi. Zoti Mëshirëplotë nuk ka për t’i vështruar ata dhe kështu do të shijojnë dënimin e madh.