– ”… përveç një britme të tmerrshme. Dhe ja ata mbetën të heshtur e të ftohtë (pa jetë).” – Kështu ishte ndëshkimi i tyre. Mjaftoi një zë i nxjerrë nga njëri prej melekëve të Zotit dhe ata mbetën të ftohur (të vdekur). Tmerri ua këputi zemrat brenda gjoksit dhe mbetën si kufoma të ngrira, pa lëshuar asnjë zë dhe pa lëvizur. Nuk pati më jetë pas asaj mendjemadhësie dhe asaj përgjigje të shëmtuar, që i dhanë më të nderuarve krijesa të Zotit dhe tiranisë që treguan kundrejt tyre. Duke dashur që njerëzit të ndiejnë thellë se sa fatkeqësi e madhe është mosbesimi, Allahu i Madhëruar thotë: