Select Page

– “Përjashtohen edhe ata që e ruajnë ndershmërinë e vet …” – Ata janë të kujdesshëm dhe të ruajtur, për sa i përket nderit dhe moralit të tyre. Ata nuk e kënaqin epshin me marrëdhënie jashtë martese, me homoseksualitet, me bashkëshorten në rrugë anale apo në kohën e periodave të saj etj.

Gjithashtu, ata janë të kujdesshëm edhe me vështrimet dhe prekjet e tyre, duke mos u futur në haram. Ata u largohen të gjitha mjeteve dhe rrugëve që të afrojnë në harame. Ata janë plotësisht të rregullt dhe i plotësojnë dëshirat veçse me mënyrat e lejuara nga Zoti i tyre.