– “Dhe thuaj: “O Zoti im! Më zbrit me bekimin tënd! Sepse Ti je më i miri i atyre që na zbresin.” – Për ju ka mbetur edhe një mirësi tjetër, për të cilën duhet të lusni Allahun e Madhëruar: që Ai t’ju bëjë të mundur të vendoseni në një vend të begatshëm. Kështu, Allahu i Madhëruar iu përgjigj lutjes së Nuhut (a.s.): “Pastaj erdhi urdhri: “O tokë, gëlltite ujin tënd, dhe ti, o qiell, ndale shiun tënd!” Uji u tërhoq, urdhri u zbatua dhe Anija u ndal në (malin) El Xhûdij. Pastaj erdhi fjala: “Mallkuar qoftë populli keqbërës!”” [Hud 44]. Më pas, urdhri: “O Nuh! Zbarko me paqe nga Ne, me bekime të shumta për ty dhe për popujt që janë me ty (në anije). Por do të ketë popuj që do t’u japim kënaqësi (për një farë kohe), por pastaj do t’i godasim me një ndëshkim të dhembshëm”. [Hud 48].