Comments on: 282. O ju që keni besuar! Kur merrni hua prej njëri-tjetrit për një afat të caktuar, shkruajeni atë! Le të mbajë shënim me drejtësi një shkrues! Shkruesi të mos ngurrojë të shkruajë ashtu si e ka mësuar Allahu! Ai le të shkruajë, ndërsa ai që merr borxh të diktojë, duke iu frikësuar Allahut, Zotit të tij, e duke mos lënë mangët asgjë! Në qoftë se ai që ngarkohet me borxh është i papjekur mendërisht, ose i mitur, ose nuk është në gjendje të diktojë, atëherë le të diktojë me drejtësi kujdestari i tij ligjor! Kërkoni që të dëshmojnë dy burra nga mesi juaj. Nëse nuk bëhen dy burra, atëherë, duke rënë dakord për njerëzit e zgjedhur, merrni një burrë e dy gra, në mënyrë që, nëse njëra prej tyre harron, t’ia kujtojë tjetra! Dëshmitarët nuk duhet të refuzojnë, kur ftohen për të dëshmuar. Dhe mos përtoni ta shkruani atë (borxhin) dhe afatin e tij, qoftë i vogël apo i madh! Kjo është më e drejtë tek Allahu, më e vlefshme si dëshmi dhe më larg dyshimeve. Nëse është shitblerje e atypëratyshme midis jush, atëherë nuk është ndonjë gjynah të mos e shënoni. Megjithatë, kur bëni shitblerje, dëshmojeni me dëshmitarë! Nuk duhet të dëmtohen as shkruesi, as dëshmitarët, prandaj, nëse e bëni, do të jetë tejkalim nga ana juaj. Kijeni frikë Allahun dhe Allahu do t’ju dhurojë dituri. Allahu Di çdo gjë. https://www.tefsirkurani.al/282-o-ju-qe-keni-besuar-kur-merrni-hua-prej-njeri-tjetrit-per-nje-afat-te-caktuar-shkruajeni-ate-le-te-mbaje-shenim-me-drejtesi-nje-shkrues-shkruesi-te-mos-ngurroje-te-shkruaje-ashtu-si-e-ka-mesu-3/ Tefsiri i pare Shqip sipas Es - Sadi Mon, 18 Apr 2022 15:29:55 +0000 hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.9.4