Select Page

– “… për këdo prej jush që dëshiron të përqendrohet.” – Kjo ftesë është e vlefshme për të gjithë ata që dëshirojnë vërtet të mirën dhe lumturinë e tyre. Pas sqarimit të vërtetës nga e kota, të gjithë janë të barabartë në mundësinë për ta përqafuar atë, por kjo duhet që të kërkohet prej Allahut të Lartësuar. Çdokush që e kërkon udhëzimin prej Bujarit të Gjithëmëshirshëm, do ta arrijë atë. Besimi është dhuratë e Allahut të Lartësuar dhe vetëm Ai mund të udhëzojë tek e Vërteta. Për këtë arsye, Shpallja dhe i Dërguari i Allahut duhen trajtuar me respektin dhe dashurinë më të madhe, nëse duam që Ai të na udhëzojë në rrugën e drejtë. Më tej, i Madhëruari thotë: