Allahu i Madhëruar jep për ringjalljen një argument logjik, duke u kujtuar krijesave fillimin e tyre. Ai thotë:
– “Ne i krijuam ata (njerëzit) dhe Ne e përsosëm krijimin e tyre.” – Është Allahu i Lartësuar Ai që i bëri njerëzit të ekzistojnë nga hiçi. Përveç kësaj, Ai e përkreu krijimin e tyre, duke i pajisur me nerva e damarë, me organe të jashtme e të brendshme, derisa u plotësua çdo gjë. Allahu i Lartësuar e bëri trupin e njeriut në mënyrë të tillë që ai të plotësojë nevojat e veta. Atëherë,
Ai që i bëri njerëzit të ekzistojnë në këtë formë, Ai është i Plotpushtetshëm që t’i ringjallë ata sërish pas vdekjes së tyre, për t’i shpërblyer. Ai i Cili i solli në këtë jetë, për të kaluar këtë fazë, nuk ka se si t’i lërë të braktisur, pa i urdhëruar e pa i ndaluar, pa i shpërblyer dhe pa i ndëshkuar, për atë që meritojnë. Më pas, Allahu i Lartësuar thotë:
– “Kur të dëshirojmë, Ne do t’i rikthejmë ata me një krijim të ri.” – Kuptimi: Do t’ju ringjallim, për t’ju dhënë një jetë tjetër. Do t’ju ringjallim të gjithëve, pa përjashtim, me një krijim të ri.