– “Ne i jemi lutur Atij edhe më parë. Vërtet, Ai është Bamirësi e Mëshirëploti.” – Ne i luteshim Allahut vazhdimisht, që të na ruante nga ndëshkimi i Zjarrit përvëlues dhe të na dhuronte shpërblimin në Xhenetin e përjetësisë. Ne i kërkonim Allahut nëpërmjet lutjeve të drejtpërdrejta dhe lutjeve të shprehura nëpërmjet adhurimit. Koha jonë ishte e mbushur me lutje e adhurime, nëpërmjet të cilave kërkonim mëshirë dhe shpresonim shpërblim prej Allahut të Madhëruar. Allahu i Lartësuar është El Beru – Bamirës dhe El Rahim – Mëshirëplotë. Prej bamirësisë dhe mëshirës së Tij të gjerë mbi ne është edhe fakti që Ai na futi në Xhenet dhe në kënaqësinë e Tij dhe na shpëtoi nga zemërimi dhe Zjarri i Tij.