– “O ti shpirt i bindur plotësisht! Kthehu te Zoti yt, i kënaqur e i pranuar! Hyr në mesin e adhuruesve të Mi (të devotshëm)!” – Kuptimi: O ti shpirt i kënaqur me përmendjen e Zotit dhe me dashurinë për Të! O ti shpirt që ke gjetur qetësinë duke adhuruar Zotin tënd! Kthehu te Zoti yt, që u kujdes për ty duke të dhuruar mirësi të shumta dhe mirësinë më të madhe: besimin, nëpërmjet të cilit u bëre pjesëtar i robërve të zgjedhur dhe të dashur të Zotit. Kthehu te Zoti dhe i Dashuri yt, tek Allahu i Madhëruar! Kthehu i kënaqur me Zotin tënd, me mirësitë e shumta që Ai ka fshehur në Xhenet për ty! Kthehu te Zoti yt, që është i kënaqur prej teje!
– “Hyr në turmën e adhuruesve të Mi! Dhe hyr në Xhenetin Tim!” – Këto fjalë i drejtohen shpirtit në Ditën e Gjykimit dhe në momentin e vdekjes.
Falënderimi dhe lavdija e plotë i qofshin vetëm Allahut të Madhëruar, Zotit të botëve!