Select Page

– “Është Ai që, pasi ata i kanë humbur shpresat, u lëshon shiun dhe shpërndan mëshirën e Vet.” – Këtu flitet për shiun e madh dhe të dobishëm, nëpërmjet të cilit Allahu i Lartësuar u jep jetë njerëzve dhe vendeve. Ai vjen si mëshirë, edhe pasi njerëzit i kanë humbur shpresat se ai do të vijë. Kjo është mëshira e Allahut të Lartësuar për krijesat. Nëpërmjet shiut aq të dëshiruar, dalin bimë e fryte për njerëzit dhe kafshët e tyre. Kur bie shi, njerëzit gëzohen për jetën dhe mëshirën që Zoti po u fal. 

“Ai është (Kujdestari) Mbikëqyrësi, i Lavdëruari.” – Allahu mbikëqyr dhe kujdeset për robërit e Vet, që ata të rregullojnë dynjanë dhe ahiretin e tyre. Ai është i Lavdëruar për kujdesin e Tij ndaj tyre dhe për mirësitë e shumta që dhuron, por edhe për atributet e tjera të mrekullueshme që Ai ka.