– “Dijeni se pasuria dhe fëmijët tuaj janë vetëm sprovë për ju dhe se shpërblimi i madh gjendet vetëm tek Allahu.” – Nëse keni logjikë të shëndoshë, atëherë duhet t’i jepni përparësi mirësisë së madhe të Allahut, kundrejt kënaqësive të vogla e të shkurtra, që faniten e harrohen shumë shpejt. Njeriu i mençur di të dallojë dhe t’i japë përparësi asaj që duhet dhe që e meriton të vlerësohet.