Select Page

  “Ata nuk kanë asnjë njohuri për këtë, por ndjekin veçse hamendësime dhe hamendësimi nuk mund ta zëvendësojë aspak të vërtetën.” – Mohuesit e Zotit dhe idhujtarët nuk kanë asnjë argument dhe fakt të sigurt për këto fjalë të shëmtuara që thonë. Ata thjesht hamendësojnë, dhe dihet që hamendësimet janë shumë larg të vërtetës.

E vërteta duhet të mbështetet patjetër në dije të sigurt dhe fakte të qarta. Pa dyshim, burimi i vetëm i këtyre është Shpallja e Zotit të Lartësuar. Me hamendësimet e tyre, të devijuarit nuk synojnë që të gjejnë të vërtetën. Ata thjesht duan të plotësojnë dëshirat e tyre. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar e urdhëron Profetin e Tij që të distancohet prej atyre: