Select Page

“Mos u grindni para Meje, se Unë ju kam paralajmëruar me kohë.” – Kuptimi: Nuk ka asnjë dobi nga kjo polemikë e dëshpëruar para Meje, sepse ju jeni paralajmëruar me kohë, para se të meritonit këtë dënim. Profetët e Mi erdhën tek ju me shenja e mrekulli të qarta, me arsyetime dhe argumentime bindëse e të pakundërshtueshme. Askush nuk mund të justifikohet tani para Meje, sepse çdo gjë e tillë tani është e pavlefshme. Tashmë për ju flasin vetëm veprat tuaja, për të cilat duhet të jepet shpërblimi i merituar.