Select Page

“… Përveç Atij që më krijoi dhe më tregon udhën e drejtë.”!”  Allahu është i Dashuri dhe i Adhuruari im, të Cilit unë ia besoj çështjet e mia dhe i dorëzohem tërësisht. Unë shpresoj dhe i lutem Atij që të më udhëzojë tek e vërteta dhe të më japë forcë e sukses që të punoj e të jetoj sipas fesë së vërtetë. Ashtu sikurse Allahu më krijoi, ashtu si përkujdeset dhe administron çështjet e mia të kësaj dynjaje, ashtu jam i kënaqur dhe e lus Atë që të më udhëzojë në gjithçka që është e mirë për besimin, fenë dhe ahiretin tim.