– “… dhe kur të thonë: “Kush do t’i këndojë (ta yshtë)?”” – Të pranishmit do të thonë: “Kush do t’i bëjë rukje ose t’i këndojë, për ta shëruar?” Pra, pasi i kanë humbur shpresat nga mjetet e njohura për shërim, ata kërkojnë format fetare të shërimit. Por kur vjen koha e përmbushjes së caktimit të Zotit, ai ekzekutohet e nuk ka kush ta ndalë apo ta kthejë pas. Atëherë robi do të bindet se po ndahet nga dynjaja.