Select Page

– “Unë dëshiroj të të martoj me njërën prej vajzave të mia, me kusht që të më shërbesh për tetë vjet …” – Dëshiroj të punosh tek unë për tetë vjet.

– “Por nëse i plotëson dhjetë, atëherë është vullneti yt. Unë nuk dua të të rëndoj ty.” – Kjo është në dorën tënde, pra, nuk je i detyruar. Nuk po t’i bëj të detyrueshme dhjetë vjet, se nuk dua të të rëndoj me punë. Ajo që kërkoj prej teje është pak dhe e lehtë për ty. Ke për të parë që:

Por (sido që të vendosësh), ti do të gjesh tek unë një njeri të mirë, në dashtë Allahu.” – Ai i parashtroi Musait një punë të lehtë, ndaj ky bashkëpunim do të ishte i mirë dhe i drejtë. Kjo, nga njëra anë, tregon se ai ishte një burrë i mirë dhe i drejtë. Nga ana tjetër, ajo tregon se me një njeri të ndershëm e fisnik duhet të sillesh mirë, ashtu siç u soll ky burrë me Musain. Mirësjellja me sa të kesh mundësi është detyrë. Atij i duhet treguar se po trajtohet ndryshe nga të tjerët, pra, me më shumë respekt dhe vlerësim.