Select Page

– “A nuk kemi vënë në të male të forta e të larta?!” – Allahu i Madhëruar i vendosi malet në tokë, me qëllim që ajo të jetë e qëndrueshme. Që toka të mos lëvizë bashkë me banorët e saj, i Madhëruari e forcoi atë me male të forta, të larta dhe të gjëra.

“A nuk ju kemi dhënë ujin, që jua shuan etjen?!” – Ju kemi dhënë ujë të ëmbël, të pijshëm e të këndshëm, sikurse thotë i Madhëruari në një ajet tjetër: “A e shihni ujin që pini? Vallë, ju e lëshoni atë prej reve, apo jemi Ne që e lëshojmë? Nëse dëshirojmë, Ne e bëjmë atë të kripur. A nuk falënderoni?!” [Uakia 68 – 70].