Select Page

– “… Që të mos adhuroni asnjë tjetër veç Allahut. Unë kam frikë për ju dënimin e një dite të dhembshme.” – Të gjitha adhurimet t’ia kushtoni veçse Allahut. Ta adhuroni Atë me sinqeritet dhe të motivuar vetëm nga dashuria për Të, nga shpresa për shpërblimin e Tij dhe nga frikërespekti e madhërimi i Tij. Ajo që ju kërkohet është përkushtim i plotë në adhurimin e Allahut si Një e i Vetëm dhe distancimi nga çdo gjë që adhurohet veç Tij. Nëse ju nuk i përmbaheni këtij kushti, atëherë unë kam frikë se do t’ju godasë ndëshkimi i një dite të dhembshme.