– ”Njëra prej vajzave tha: “O baba, merre në punë me pagesë!” – Njëra prej vajzave i tha të atit: “O baba, merre në punë me pagë!” Pra, merre Musain si punëtor me mëditje, që të ruajë bagëtitë tona dhe t’u japë ujë atyre.
– ”Punëtori më i mirë është i fuqishëm dhe i besuar.” – Musai është më i miri që mund të marrësh në punë. Ai ka dy cilësi: “… i fuqishëm dhe i besuar.” Forca dhe besnikëria janë cilësi të mrekullueshme, dhe më i miri punëtor me mëditje është ai që i ka këto dy cilësi: i fortë për atë punë që ngarkohet dhe besnik, që nuk të mashtron dhe gënjen. Këto dy cilësi duhet të plotësohen nga çdo njeri që merr një detyrë, çfarëdo qoftë ajo.
Nëse mungojnë të dyja, ose edhe njëra prej tyre, atëherë cenohet puna. Vajza e bëri këtë vlerësim për Musain, sepse e pa gjatë punës që ishte i shkathët, i fortë dhe i zgjuar. Ndërsa besnikërinë dhe fisnikërinë e pa te respekti dhe përkujdesi i tij për ato të dyja, edhe pse nuk priste ndonjë shpërblim prej tyre. Qëllimi i vetëm ishte kënaqësia e Allahut dhe bamirësia ndaj të dobtëve e nevojtarëve. Atëherë, babai i vajzave i tha: