Allahu i Madhëruar na kujton mirësitë e mëdha që i bëri atit tonë, Ademit (a.s), dhe ndodhinë me Iblisin. Përmes kësaj historie, Ai na këshillon dhe na paralajmëron që të jemi të kujdesshëm e të ruhemi nga sherri dhe sprova që vjen prej Iblisit të mallkuar. Kështu, Allahu i Madhëruar thotë:
– ”Ne e krijuam njeriun nga një baltë e ndenjur për një kohë të gjatë, …” – Ai e krijoi Ademin (a.s) prej asaj balte që është lënë për një kohë të gjatë të thahet, aq sa ka marrë erë. Kjo krijesë prej balte u tha, aq sa nxirrte zë si një qeramikë e tharë. Ky është kuptimi i “el hameul mesnun”.