– ”Ndërsa shembulli i fjalës së keqe është si një pemë e keqe, me rrënjë të shkulura dhe të paqëndrueshme në tokë.” – Përmbajtja dhe shija e saj janë të liga. Ajo është si një pemë e shkulur, e cila nuk mund të qëndrojë në tokë, sepse nuk ka rrënjë, nga të cilat të marrë ushqimin. Kështu, prej saj nuk pritet ndonjë fryt i mirë. Edhe sikur të ketë ndonjë fryt, ai është i keq, i dëmshëm dhe i pështirë.
E tillë është fjala e mohimit: poshtërsi dhe mosbindje ndaj Zotit. Ajo nuk ka rrënjë të dobishme për zemrën dhe prej saj lindin vetëm fjalë dhe vepra të këqija e të shëmtuara. Nga zemra e prishur dhe fjalët e punët e këqija, njeriu vetëm dëmtohet dhe nuk përfiton asgjë të mirë. Tek Allahu i Lartësuar nuk ngrihet asnjë vepër e mirë e këtij njeriu, nga të cilat mund të përfitojë ai vetë apo të tjerët rreth tij.