– “Kjo, për shkak se ata (hipokritët) u thoshin atyre (jehudëve të Medines) të cilët e urrenin Shpalljen e Allahut: “Ne do t’ju bindemi për disa çështje!”” – Ata pajtohen me njerëzit që e urrejnë Shpalljen dhe që janë armiqësorë ndaj Allahut dhe Profetit të Tij.
Ata u deklarojnë atyre se do t’u binden në disa çështje, që u shkojnë dëshirave të tyre të shfrenuara. Për këtë arsye, Allahu i Madhëruar i ndëshkon duke i lënë në humbje, të zhytur thellë e më thellë në të. Ai i bën ta vazhdojnë rrugën e nisur, e cila përfundon me dëshpërim dhe dënim të përhershëm.
– “Por Allahu i di sekretet e tyre.” – Allahu e di se çfarë mbajnë fshehur, prandaj ua nxjerr të palarat e tyre, duke ndihmuar besimtarët që të mos mashtrohen nga këta zullumqarë.