– “Jo, mos ashtu (në mosbesim)! Kur shpirti t’i arrijë në gropë të fytit,…” – Këtu, Allahu i Madhëruar i kujton robërit e Tij me gjendjen e agonisë së vdekjes. Kur shpirti të arrijë në gropë të fytit, atje ku eshtrat e dërrasës së kraharorit afrohen me gurmazin, atëherë gjendja e agonisë vështirësohet shumë dhe njeriu kërkon pak lehtësim dhe qetësi.