– “Jepi të afërmit, të varfrit dhe udhëtarit të drejtën që i takon, por mos shpenzo tepër e më kot!” – Tregohu bamirës ndaj të afërmve e farefisit, qoftë duke kryer detyrimet ndaj tyre, qoftë duke i ndihmuar në mënyrë vullnetare. Këto detyrime e përgjegjësi janë në varësi të gjendjes, llojit të nevojave, afërsisë farefisnore dhe kohës se kur shfaqen këto nevoja.
Gjithashtu, Allahu na urdhëron të plotësojmë edhe detyrimin ndaj nevojtarëve. Le t’u japim atyre zekatin ose sadakatë, që të plotësojnë nevojat që kanë. Po kështu edhe për udhëtarin që ka mbetur në mes të rrugës, larg vendit, pasurisë e të afërmve të tij. Për të gjitha këto kategori, Allahu na ka porositur që t’u japim ndihma materiale, por pa e dëmtuar pasurinë tonë. Ai thotë të shpenzojmë me masë, duke i dhënë secilit aq sa duhet, pa e tepruar, sepse teprimi dhe shpenzimet e kota janë të ndaluara. Allahu thotë për ata që e teprojnë: