Select Page

– ”Është Allahu! Nuk ka zot tjetër (që e meriton të adhurohet) përveç Tij! Ai është Zoti i Fronit të Madh.” – Vetëm Atij i duhet dedikuar adhurimi, dashuria e plotë, pendimi i sinqertë dhe dorëzimi. Ai është i Vetmi i Adhuruar për vetë cilësitë dhe përshkrimet e Tij të plota dhe absolute dhe për mirësitë e Tij të shumta, që e bëjnë detyrë mirënjohjen ndaj Tij dhe dashurinë e plotë për Të. Ai është Zoti i Fronit të madh, i cili është mbulesa e të gjithë krijimit të Zotit dhe ka përfshirë qiejt dhe Tokën.

Ai është Mbreti dhe Sunduesi me pushtetin madhështor, i Lartësuari dhe i Lavdëruari. Ai është Zoti i Vetëm, para të Cilit duhet të përulesh, t’i biesh në ruku dhe në sexhde. Kështu pupëza shpëtoi nga ndëshkimi duke i sjellë këtë lajm të madh. Sulejmani u çudit si nuk kishte patur informacion për këtë lajm. Duke treguar maturinë dhe kujdesin që të mos pranonte çdo lajm pa e vërtetuar, ai tha: