– “Dhe përveç atyre, që e besojnë me siguri të plotë Ditën e Gjykimit, …” – Këta besojnë plotësisht gjithçka për të cilën i ka lajmëruar Allahu i Madhëruar dhe gjithçka për të cilën kanë njoftuar profetët e Tij. Allahu i Lartësuar dhe profetët e Tij kanë njoftuar për Ditën e Ringjalljes dhe të Llogarisë me drejtësi, dhe besimtarët e besojnë me siguri të plotë këtë. Ky besim i bën ata të përpiqen seriozisht dhe të përgatiten për atë ditë.
Ata punojnë për atë ditë, ashtu sikurse janë udhëzuar nga Allahu i Madhëruar dhe profetët e Tij. Besimi i plotë në ditën e Llogarisë nënkupton edhe besimin e plotë në profetët e Zotit dhe në shpalljet hyjnore, të cilat Ai ua shpalli atyre, si udhëzim për njerëzimin, që të mësojnë si të përgatiten për atë ditë.