– “Ata thonë se i Gjithëmëshirshmi ka fëmijë! I lartësuar qoftë Ai! Jo, ata janë veçse rob adhurues të nderuar.” – Allahu i Madhëruar na tregon rreth mendjelehtësisë së idhujtarëve, të cilët nuk i besojnë profetët e Tij. Allahu i shëmtoftë dhe i poshtëroftë! Jo vetëm që mohojnë profetët dhe mesazhin e tyre të përbashkët, por shpifin dhe trillojnë gjëra të paqena për Zotin.
Thonë se Zoti ka bir dhe se melekët janë bijat e Zotit. I lartësuar dhe i lavdëruar qoftë Allahu nga trillimet e tyre të ulta! Allahu na tregon melekët se janë rob të nënshtruar dhe të përulur të Tij. Ata nuk kanë asnjë lloj pushteti në dorën e tyre. Ata janë rob të nderuar, që Zoti i ka dalluar me bujarinë dhe mëshirën e Tij. Ai i ka pastruar dhe ruajtur melekët nga mangësitë. Ata janë në gradë shumë të lartë të edukatës me Allahun dhe në zbatimin e urdhrave të Tij. Ai thotë: