Select Page

  Idhujtarët, të cilët adhurojnë dikë tjetër veç Allahut dhe mohojnë profetët e Tij, jo vetëm që janë të humbur për veten e vet, por devijojnë edhe të tjerët. Ata e paraqesin rrugën e drejtë si të gabuar e të keqe dhe nxisin të tjerët që të largohen prej saj, ashtu sikurse largohen edhe vetë. Megjithatë, me këto përpjekje, ata nuk mund të dëmtojnë Allahun dhe as robërit e Tij besimtarë, por dëmtojnë veçse vetveten, sikurse thotë i Madhëruari në këtë ajet.