– Ai (Allahu) i nxori prej fortesave ata ithtarë të librit (jehudinj), që i ndihmuan ato (ushtritë armike), – Është fjala për jehudët, të cilët e tradhtuan Profetin, duke shkelur paktin me të. Ata u bënë me aleancën kundër Profetit. Allahu i Madhëruar i nxori ata nga kështjellat e tyre, për t’u gjykuar me ligjin Islam dhe me vendimin që do të merrte Profeti për ta.
– ”… dhe hodhi frikë në zemrat e tyre.” – Për këtë arsye, ata nuk patën guximin të bënin qëndresë dhe të luftonin, por u dorëzuan si frikacakë dhe u poshtëruan.
– ”Kështu, një grup prej tyre i vratë, …” – Kështu u veprua me të gjithë burrat që mund të luftonin.
– ”… kurse disa të tjerë i robëruat.” – gratë dhe fëmijët e tyre u robëruan. Ky ishte dënimi për tradhtinë e atij populli.