Select Page

– “Me ndihmën e Allahut, ata i mposhtën (armiqtë), ndërsa Xhalutin e vrau Daudi …” –  Daudi (a.s.) ishte pjesëtar i ushtrisë së Talutit. Ishte pikërisht ai që e vrau me dorën e vet Xhalutin, mbretin e qafirëve. Me guximin, fuqinë dhe durimin e tij, ai triumfoi mbi Xhalutin. Allahu i Lartësuar e nderoi Daudin, duke i dhuruar pushtet dhe urtësi të madhe. Ai u bë mbreti i bijve të Israilit.

“… Allahu i dhuroi pushtet e urtësi …” – Pushteti ishte mbretërimi te bijtë e Israilit, ndërsa urtësia ishte profetësia. Pra, Allahu i Lartësuar e bëri atë profet, duke i dhënë një ligj hyjnor dhe duke e udhëzuar në rrugën e drejtë. Pastaj, i Lartësuari thotë:

“… dhe i mësoi çdo gjë që ai dëshironte të dinte.” – Allahu i mësoi shumë Daudit (a.s.) rreth ligjit hyjnor dhe çështjeve të udhëheqjes. Allahu i Lartësuar i dhuroi atij pushtet, pasuri dhe profetësi, ndërkohë që para Daudit kishte patur profetë që nuk kishin qenë mbretër. Pas kësaj fitoreje, bijtë e Israilit gjetën qetësi në trojet e tyre, dhe kështu vazhduan ta adhuronin Allahun e Lartësuar në paqe, ndërkohë që armiqtë e tyre u poshtëruan. Të gjitha këto ishin fryte të xhihadit që ata zhvilluan në rrugë të Allahut. Nëse nuk do të kishin treguar durim në luftën e tyre, asgjë nga këto nuk do të kishte ndodhur.  Prandaj thotë i Lartësuari:

Sikur Allahu të mos i mbronte njerëzit me anë të disave prej tyre, toka do të shkatërrohej …” – Sikur Allahu i Lartësuar të mos i mbronte njerëzit nëpërmjet atyre që bëjnë xhihad, atëherë në tokë do të ndodhnin shkatërrime të mëdha dhe do të mbizotëronin mizorët, të poshtrit dhe qafirët. Njerëzit do të pengoheshin nga adhurimi i Allahut të Lartësuar dhe në tokë nuk do të shfaqeshin simbolet e fesë së Tij.

– “… por Allahu është Bamirës i madh ndaj njerëzimit.” – Prej bamirësisë së Allahut është edhe ligjërimi i xhihadit, nëpërmjet të cilit Ai u mundëson adhuruesve të Vet lumturinë dhe ruajtjen prej çdo armiku që u kanoset. Nëpërmjet xhihadit, besimtarët bëhen të palëkundshëm në tokë. Allahu i ndihmon ata me disa mënyra që njerëzit i njohin dhe me disa mënyra të tjera që i di vetëm Ai, e askush tjetër. Më tej, i Lartësuari thotë: