– “… përveç atyre që besojnë e bëjnë vepra të mira, të cilët do të kenë shpërblim të pandërprerë!” – Ata e besojnë Kur’anin dhe çdo kumt të sjellë nga profetët e Zotit, angazhohen me sinqeritet për të zbatuar çdo porosi të dhënë prej tyre. Këtyre fatlumëve, Zoti u ka premtuar shpërblim të pandërprerë. Ata do të jenë përjetësisht në kënaqësi të pafundme, të cilat syri nuk i ka parë, veshi nuk i ka dëgjuar dhe askush prej njerëzve nuk ka arritur as t’i imagjinojë.