– “Për shkak të gjynaheve të tyre, ata u përmbytën dhe u hodhën në zjarr.” – Që në këtë jetë, ata u mbytën me ujë, që i përfshiu nga të gjitha drejtimet. Trupat e tyre i përpiu uji, por shpirtrat u përvëluan në zjarr.
Kjo ndodhi për shkak të gjynaheve të tyre, për të cilat Profeti i paralajmëroi dhe i urdhëroi që t’i braktisnin dhe të kërkonin falje. Nuhu (a.s.) ua bëri të qartë rrezikun e këmbënguljes në mohim dhe mosbindje, por ata e shpërfillën, prandaj i kapi ndëshkimi i ashpër, prej të cilit nuk mund të shpëtonin. E kush mund t’i ndihmonte të shpëtonin?!
– “Ata nuk gjetën ndihmëtarë, që t’i shpëtonin prej Allahut.” – Askush nuk mund t’i ndihmonte kur ndëshkimi po ekzekutohej. Askush nuk mund ta ndalojë a kthejë pas gjykimin, përcaktimin dhe vendimin e të Plotpushtetshmit.