Select Page

– “Kurse ai që do t’i jepet libri nga e majta e vet, do të thotë: …” – Këta janë të dëshpëruarit e mëdhenj, të cilëve do t’u jepet libri i veprave nga e majta e tyre, si një damkë, poshtërim, turpërim dhe përbuzje për ta. Ata do të mbushen me trishtim dhe ankth. Secili prej tyre do të thotë:

– “Oh, i mjeri unë! Ah, sikur të mos më jepej fare ky libri im, …” – Ai thotë kështu, sepse në atë libër është vendimi për përjetësinë në zjarrin e Xhehenemit.