Në ajetet e mësipërme, Allahu i Madhëruar e ndaloi Profetin e Tij që të pyeste ehli kitab-ët për këtë çështje, sepse ata flisnin pa fakte dhe vetëm hamendësonin. Allahu është i Gjithëdituri, që di çdo të fshehtë, prandaj Ai e njoftoi Profetin e Tij për kohën e qëndrimit të tyre në shpellë, duke bërë të qartë se vetëm Allahu e di më së miri:
– “Ata qëndruan në shpellën e tyre treqind vjet (diellorë) duke shtuar nëntë (për vitet hënore).“ – Kjo është një çështje prej fshehtësisë së qiejve dhe të tokës dhe, si e tillë, dihet veçse nga Zoti.