Select Page

– “Allahu tha: “Aty do të jetoni, aty do të vdisni dhe prej saj do të nxirreni (në fund).“ – Pasi Ademi me gruan e tij u zbritën në tokë, Allahu i Lartësuar u përshkruan natyrën e jetës së tyre në të. Kështu, jeta në tokë do të ndërpritet nga vdekja. Veç kësaj, ajo do të jetë e mbushur  me  sprova dhe vështirësi të ndryshme. Sidoqoftë, për sa kohë do të jenë në tokë, Allahu i Madhëruar do të dërgojë mes tyre profetë dhe do t’u shpallë librat e Tij. Kështu, ata duhet të jetojnë sipas porosive të Tij, derisa t’u vijë vdekja, pas së cilës ata do të varrosen në tokë.

Më pas, kur të vijë Kijameti, Allahu i Madhëruar  do t’i ringjallë dhe do  t’i rinxjerrë  nga toka, për t’i llogaritur dhe shpërblyer me drejtësinë dhe bamirësinë e Tij, sipas punëve të tyre dhe në varësi të plotësimit të porosive të Tij, të sjella nëpërmjet profetëve dhe shpalljeve. Ajo do të jetë jeta e përjetshme, e cila nuk do të ketë fund. Pastaj Allahu i Madhëruar përmend disa nga mirësitë e Tij të shumta, mes të cilave është veshja,  qoftë ajo  e domosdoshme, qoftë ajo që përdoret për zbukurim.