– “Adhuroje Zotin tënd mëngjes e mbrëmje!” – Pra, adhuroje Zotin në fillim dhe në fund të ditës. Këtu hyjnë namazet e detyrueshme dhe nafile-t që kryhen së bashku me to, si: dhikr-et, tesbih-et, tahlil-et, tekbir-et e çdo dhikër tjetër gjatë këtyre kohëve. 197
197 – Dhikr-i është kujtimi i Allahut në përgjithësi me çdo lloj kujtimi. Tesbih-u është të thënurit e adhuruesit: “Subhânell-llah” i lartësuar dhe i pastër nga çdo e metë është Allahu. “Tahlil-i” është të thënurit e adhuruesit: “La ilahe il-lall-llâh” nuk ka të adhuruar me meritë veç Allahut. “Tekbir-i” është të thënurit e adhuruesit: “Allahu ekber” Allahu është më i madh (se çdo gjë).