Select Page

– “Ata u nisën, duke pëshpëritur mes njëri-tjetrit: “Sot, nuk do të lejojmë asnjë të varfër të afrohet atje.”” – Kështu, ata diskutonin fshehtas mes njëri-tjetrit që të pengonin të drejtën e Allahut në pasurinë e tyre. Ata nxisnin njëri-tjetrin që të vilnin frytet herët në mëngjes, para se të zgjoheshin e të dilnin njerëzit, e që të ndalonin fukarenjtë të merrnin ndonjë gjë nga pasuria e tyre. Ata flisnin fshehtas, me zë të ulët, nga frika se mos i dëgjonte kush dhe lajmëronte fukarenjtë.