– “Shih se si gënjejnë kundër vetes dhe se si iu humbasin idhujt që vetë i trillonin! – Idhujt që ata kanë adhuruar do t’i lënë në baltë, do të distancohen prej tyre dhe nuk do t’u sjellin asnjë dobi. Ata nuk do t’i shpëtojnë kurrë nga ndëshkimi i Allahut të Madhëruar. I lartësuar qoftë Allahu nga shpifjet dhe trillimet e zullumqarëve!